Plagoset me thikë një person

Është sulmuar me thikë një person në Vushtrri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rrugën “ Shemsi Istrefi” në  Vushtrri raportohet se një person, për shkaqe të pa njohura e ka sulmuar me një mjet të prehtë-thikë një qytetarë .

Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse policore.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është hapur për vrasje në tentativë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme