Plagoset një femër me armë zjarri në Prishtinë

Sot rreth orës 09:30 minuta në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, viktima është femër dhe ka pësuar lëndime. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju njoftojë se me datë 04.02.2017 rreth orës 09:30 ka ndodhur një rast plagosje në Prishtinë. Viktima është një femër K-shqiptare, kurse i dyshuari është mashkull K-shqiptar. Njësitë policore kanë dal ne vendin e ngjarjes e gjithashtu edhe ambulanca e cila e ka dërguar viktimën në emergjencë në QKUK. Njësitet relevante janë duke kryer procedurat hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë Daut Hoxha për lajmi.net.

Sipas burimeve të lajmi.net, ky ka qenë konflikt familjar ku burri ka plagosur gruan e tij, por nuk dihet shkaku që ka çuar deri te incidenti.

Lexuesit e Gazetës Express kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Toukbahqe, konkretisht në rrugën ”Bledi”- në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme