Një person është plagosur me armë zjarri nga një i dyshuar në Prishtinë. Policia e Kosovës ka njoftuar se vrasja në tentativë ka ndodhur në Prishtinë të dielën në orën 04 e 45.
“Viktima mashkull është qëlluar me armë zjarri në këmbë nga një i dyshuar. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar tri gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.