Plagosi dy vetë në lokal, kush është autori i atentatit në Tiranë

Aldo Gjini është autori i plagosjes në mbrëmjen e sotme në rrugën “Todi Shkurti”.

Ai është shpallur në kërkim dhe policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur arrestimin e tij.

Mësohet se dy të rinjtë që u plagosën, Altin Gjoka, 32 vjeç, dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç, ka qenë duke pirë kafe në një lokal pranë pallateve Grand, kur janë konfliktuar me autorin e ngjarjes.

Autori dhe dy të plagosurit janë konfliktuar pasi kanë përplasur makinat. Pas të shtënave me armë, autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve nga trauma mësohet se ata plaget i kanë marrë në gjoks. Njëri prej të tyre ka plagë tejshpuese, por fatmirsisht nuk ka prekur asnjë organ jetësor, duke shpëtuar mrekullisht, ndërsa i plagosuri tjetër ka pësuar shëmbje dhe mund ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, por sipas mjekëve rrezikun e ka kaluar.

Dy personat e plagosur rezultojnë pa precedentë dhe janë banorë të lagjes. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punon intensivisht per kapjen e autorit, i cili është identifikuar si Aldo Gjini.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme