Plagosi kryetarin e Njësisë Administrative Kallmet me armë, arrestohet autori i ngjarjes në Lezhë

Arrestohet autori i ngjarjes në Kallmet të Lezhës, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri kryetari i Njësisë Administrative me të njëjtin emër.


Besnik Simoni u qëlluar me pistojetë në mes të rrugës, pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrën e tij.

Burime për Gazetën Shqiptare bëjnnë me dije se Altin Marku u prangos ne nje banese ne fshatin Kallmet. Ai u largua nga vendngjarja, por me sa duket është gjurmuar dhe kapur nga elkeftivët e policisë.

Njoftimi i Policisë më herët:

Lezhë

Rreth orës 13.30, në fshatin Kallmet, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë, me armë zjarri pistoletë shtetasi B. S., me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Kallmet, Lezhë, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar A. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e  plotë të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme