Emanuel Koço është i riu i arrestuar sot në Vlorë, pasi ishte i shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Mësohet se 17-vjeçari akuzohet për ngjarje të ndodhur në vitin 2020, pasi kishte tentuar të vriste me armë zjarri kunatin. Koço u prangos nga Forcat ‘Shqiponja’ pas aksionit blic që u zhvillua në Vlorë. Tashmë ai do të përballet me akuzat për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në vitin 2020, Emanuel Koço, asokohe 15-vjeçar qëlloi 2 herë ndaj kunatit të tij, Xhuliano Muça, pasi ky i fundit kishte dhunuar të fejuarën, motrën e autorit, në lagjen ‘Partizani’. Muça kishte vajtur në familjen e të fejuarës ditën e sotme për sqarim, pasi kishte disa ditë i ndarë prej saj. Debati ka agravuar në përdorim të dhunës verbale dhe fizike të çiftit. Kjo ka bërë që 15 vjeçari të marrë pistoletën e punës së babait, ky i fundit punonjës i paraburgimit të Vlorës dhe të qëllojë dy herë në drejtim të kunatit, Xhulianos.
NJOFTIMI I POLICISË
Kontrolle blic nga forcat operacionale të DVP Vlorë, Forca e Posaçme “Shqiponjat” dhe Policia Rrugore. Një 17-vjeçar është arrestuar si rezultat i këtyre kontrolleve pasi ishte në kërkim për tentativë vrasjeje. Nga kontrollet e përbashkëta policore u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 31.12.2020, në Vlorë, ku është tentuar të vritet me armë zjarri, shtetasi Xh. M., ka rezultuar se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe shtetasi E. K. Për këtë ngjarje, më datë 31.12.2020, është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., i cili në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E. K., kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Xh. M., i cili gjithashtu është arrestuar në flagrancë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe babait të dy vëllezërve.
Ngjarja e vitit 2020: Emanuel Koço, asokohe 15-vjeçar qëlloi 2 herë ndaj kunatit të tij, Xhuliano Muça, pasi ky i fundit kishte dhunuar të fejuarën, motrën e autorit, në lagjen ‘Partizani’. Muça kishte vajtur në familjen e të fejuarës ditën e sotme për sqarim, pasi kishte disa ditë i ndarë prej saj. Debati ka agravuar në përdorim të dhunës verbale dhe fizike të çiftit. Kjo ka bërë që 15 vjeçari të marrë pistoletën e punës së babait, ky i fundit punonjës i paraburgimit të Vlorës dhe të qëllojë dy herë në drejtim të kunatit, Xhulianos.