Plagosi me armë zjarri tre shtetas dy muaj më parë, vihet në pranga 32 vjeçari

Një 32 vjeçar është arrestuar në një hotel në Kukës, i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia pasi me datë 23 korrik plagosi aksidentalisht tre persona.


Në pranga ka rënë shtetasi E.E., 32 vjeç.

Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Oda” nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës.

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajte pa leje.

Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Oda”.

Si rezultat i këtij operacioni, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi E. E., 32 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme