Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Cërrik të Elbasanit, pasi goditi me sende të forta vëllanë e tij për motive të dobëta.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik.
Vëllai i dëmtuar ndodhet në spital ku merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, në fshatin Linas, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 58 vjeç, banues në fshatin Linas, Cërrik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.