Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi, policia zbulon se…

Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka sulmuar me thikë një 17 vjeçar të komunitetit rom në Argostoli të Greqisë.


Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (8 mars), ku për arsye ende të panjohura në një konflikt të çastit 39-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur adoleshentin.

Për fat të mirë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 39-vjeçari shqiptar është në paraburgim.

Policia bën me dije ndër të tjera se pas kontrollit të të dhënave të 39-vjeçarit, rezultoi se ai qëndronte ilegalisht në shtetin fqinj.

Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme