Plagosi me thikë ish-partneren, vihet në pranga autori! Policia: 41-vjeçari i arrestuar dhe më parë për përndjekjen e saj

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e sotme në Korçë, ku 41-vjeçari Ilia Çani plagosi me thikë ish partneren e tij.


Policia bën me dije se e dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bën me dije se 41-vjeçari është ndaluar tashmë nga policia.

Ai, sipas policisë është arrestuar edhe më parë për përndjekjen e kësaj shtetaseje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë  shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe  më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje),  është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme