Një ngjarje ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës ku një person plagosi me thikë një 40-vjeçar, i cili momentalisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime për News 24 bëjnë me dije se 40-vjeçari i identifikuar si Ergyst Shtylla ndodhet aktualisht në reanimacion.
Ndërkohë që policia është në kërkim të autorit dhe po punon për identifikimin e tij.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:15, shtetasi E. Sh. 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa indetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.