Plagosi me thikë një shtetas në Sarandë pas konfliktit, vihet në pranga 38 vjeçari

Autori i cili plagosi mbrëmjen e djeshme me thikë një shtetas në Sarandë është arrestuar mëngjesin e sotëm.


Në pranga ka rënë shtetasi D.R., 38 vjeç.

Mbrëmjen e djeshme (24 shtator), rreth orë 19:10, plagosi me thikë shtetasin M.D., pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

I lënduari ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIM

Sarandë

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se shtetasi D. R., kishte plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., dhe ishte larguar menjëherë pas ngjarjes, organizuan punën për kapjen e autorit duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme. Si rezultat i kërkimeve, pas disa orësh, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D. R., 38 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 24.09.2024, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 1, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme