Plagosi të birin me biçak pasi nuk donte të shkonte në shkollë, Gjykata merr vendimin për të atin

Gjykata ka marrë vendimin për shtetasin Shpëtim Çuka, duke e lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” pasi tre ditë më parë plagosi me thikë djalin e tij 15 vjeçar në banesën e tyre në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq.


Seanca gjyqësore u zhvillua mesditën e kësaj të diele teksa institucioni i drejtësisë mori vendimin për të lënë në burg Çukën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së mërkurëa rreth orës 7:30 minuta, kohë kur djali i Shpëtim Çukës duhet të shkonte në shkollë. Ky ka qenë e shkaku që çoi në konfliktin e tyre deri në përdorimin e thikës nga ana e prindit.

Nga dëshmia e Çukës u kuptua se konflikti me të birin ishte i çastit e që lidhej me frekuentimin e shkollës.

Sipas tij djali nuk donte të shkonte në shkollë.

“Unë i thoja ikë se vajti ora,ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte. Nuk donte të shkonte në shkollë. Gjatë konfliktit kisha një thikë (biçak) në dorë me të cilën e godita”, u shpreh Çuka.

Plaga që mori 15 vjeçari ishte në brinjë ndërkohë që pas mjekimit ka lënë spitalin rajonal të Korçës dhe është rikthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme