Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë “Fantazia” në Tiranë, Policia shpall në kërkim 21-vjeçarin dhe administratorin! Arrestohet stafi i biznesit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e plagosjes së një 15 vjeçari në zonën e Ali Demit në Tiranë.


Ngjarja ndodhi në ambientet e Picerisë Fantazia, ku mësohet se 15 vjeçari është konfliktuar me motoristin e këtij biznesi.

Policia thotë se 21 vjeçari, Aldi Neziri ka plagosur minorenin me një armë zjarri “atipike”, por duke mos sqaruar më shumë. Ndërkohë që të gjithë punonjësit e kësaj Piceria janë arrestuar për “moskallzim krimi”. Ne kerkim eshte shpallur dhe administratori i biznesit, Leonard Mejdani.

Sipas gazetarit Igli Celmeta, në kërkim është shpallur Aldi Neziri (autori) dhe Leonardo Mejdani (Administratori).
Ndërkohë që janë arrestuar dhe punonjesit e picerise. Ferit Basha, Andi Kyka dhe Keivin Bala.

Sipas Policise : u arrestuan shtetasit Ferit Basha, 20 vjeç, Andi Hyka., 29 vjeç dhe Keivin Bala, 20 vjeç, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.

NJOFTIMI I POLICISE

Zbardhen dhe dokumentohen rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 21-vjeçar, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri.

Arrestohen 3 punonjës të picerisë dhe shpallet në kërkim administratori i saj, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar, kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe disa shtetas të përfshirë në përfshirë në këtë rast.

Në vijim të veprimeve procedurale:

-u shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi A. N., 21 vjeç, për veprat penale  “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-u shpall në kërkim L. M., 24 vjeç, administratori i picerisë ku ndodhi ngjarja, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

-u arrestuan shtetasit F. B., 20 vjeç, A. H., 29 vjeç dhe K. B., 20 vjeç, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme