Plagosja e 24-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dinamika e ngjarjes. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku mbeti i plagosur një 24-vjeçar.


Jaser Osmani dyshohet se u konfliktua në lagjen Parrucë në qendër të qytetit të Shkodrës me një person tjetër.

Mendohet se ka qenë një konflikt i çastit mes autorit ende të paidentifikuar dhe shtetasit të plagosur. Pas sherrit mes tyre, autori ka ardhur në lagjen “Tophanë” në afërsi të banesës të Jaser Osmanit duke e qëlluar me armë zjarri pistoletë.

I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.

Policia vendore e Shkodrës ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.

Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme