Plagosja e 36-vjeçarit në Durrës, zbardhen të tjera detaje! Autorët qëlluan nga një automjet në lëvizje

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës, ku është plagosur një 36-vjeçar, i identifikuar si Arbër Gorgea.


Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle, në kufirin midis zonës së Shënavlashit dhe Fllakës. Autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje, tip “Ford”, duke e plagosur Gorgean në krahun e majtë me një armë zjarri të llojit pistoletë.

Pavarësisht plagës, Gorgea ka arritur të shkojë vetë në Komisariatin e Policisë, ku ka kërkuar ndihmë për të shkuar në spital. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Gorgea ka qenë më parë objekt i një tjetër atentati, rreth dy vite më parë, çka ngre dyshime për një përplasje të vazhdueshme mes palëve.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe në ambientet e spitalit, ndërkohë që hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të atentatit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme