Uniformat blu kanë reaguar mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasi Çel Shabaj, duke u shprehur se autori i dyshuar dhe dy shtetas të tjerë janë shoqëruar në komisariat.
Përmes një njoftimi zyrtar, blutë sqarojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40 në Postribë të Shkodrës, kur përgjatë një konflikti të çastit, shtetasi me iniciale K.K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë, 43 vjeçarin, Çel Shabaj.
I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, janë shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, K.K., dhe dy shtetas të tjerë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Policia parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të forcave “Shqiponja”
Si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikoi, kapi dhe shoqëroi në Komisariat për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar dhe dy shtetas të tjerë.
Policia gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se u plagos 43-vjeçari.
Rreth orës 20:40, në Postribë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi K. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Ç. Sh., 43 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e 3 shtetasve për veprime të mëtejshme, mes tyre dhe autori i dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.