Plagosja me armë zjarri në Shkodër, detaje të reja nga vendngjarja! Gjenden katër gëzhdoja nga vendngjarja dhe zbulohet raporti mes të plagosurit dhe autorit

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen në Shkodër, ku 29 vjeçari Renaldo Kola u plagos me armë zjarri nga Marjo Kroni.


Mësohet se i plagosur dhe autori i ngjarjes njihen me njëri tjetrin, por ende nuk është bërë e mundur zbardhja e motivit të veprës penale së kryer nga Kroni ndaj Kolës.

Sakaq, në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pasditen e sotme rreth orës 17:50, në fshatin Golem të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin ligjor të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme