Plagosja në Shkodër e Edis Reçaj, policia zbulon autorin e dyshuar

Policia vendore e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së shtetasit Edis Reçaj. Policia dyshon se autor i plagosjes është shtetasi Elfat Salihi 31 vjeç, banues në Shkodër.


Policia ka dyshime se i plagosuri dhe autori njiheshin me njëri-tjetrin dhe kanë qenë duke qëndruar bashkë mbrëmjen e 19 prillit kur ndodhi plagosja edhe pse i plagosuri ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush e ka plagosur.

Në këtë mënyrë policia ka shpallur në kërkim 31 vjeçarin Elfat Salihi. 6 vite më parë, në 2016-ën Elfat Salihi mbeti i plagosur në afërsi të banesës së tij teksa u qëllua me 4 plumba por arriti që të shpëtonte. Autori dhe i plagosuri kanë debatuar dhe në atë konflikt të çastit ka ndodhur edhe plagosja. Policia po punon për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Si u plagos Edis Reçaj

Edis Reçaj mbërriti i plagosur mbrëmjen e djeshme në spitalin e Shkodrës, ndërkohë që kishte marrë një plumb në gjurin e djathtë.

Ka qenë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri që ngriti në këmbë policinë e Shkodrës, por nga kontrollet në zonë nuk u gjet asnjë provë. Më pas Spitali i Shkodrës ka njoftuar se një person i plagosur me armë zjarri kishte mbërritur në urgjencë.

Deri tani mbetet mister motivi i plagosjes, sa kohë që autori dhe Reçaj kanë qenë së bashku në një automjet, çka tregon njohjen e mëparshme mes tyre.

Policia shoqëroi mbrëmjen e djeshme një person që mund të ketë dijeni në lidhje me plagosjen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme