Plagosja në Shkodër, shoqërohet një person në polici (VIDEO)

Një qytetar është shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku ka ngelur i plagosur një person.


Sipas burimeve zyrtare, i lënduari, Edis Reçi është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2022, rreth orës 22:00, në lagjen “Perash”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit për të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, është rrethuar zona, janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e territorit për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme, që do ti shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme