Plagosje, kanosje dhe mbajtje armësh pa leje/ Ishte dënuar në mungesë, vihet në pranga disa ditë pas krimit shkodrani (VIDEO)


Policia e Shkodrës ka vënë në pranga të mërkurën një 28-vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë. Ndaj të arrestuarit me iniciale M. R., është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Para 2 muajsh, i arrestuari së bashku me H. R., E. R. dhe R. R., të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas ngjarjes, kanë goditur me grushte shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, njofton policia.

Pas shoqërimit, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks”, si rezultat i të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. R., 28 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 05.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas, më datë 22.02.2022, së bashku me shtetasit H. R., E. R. dhe R. R. (të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas ngjarjes), kanë goditur me grushte shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër. Gjithashtu, shtetasi M. R. e ka kanosur shtetasin K. S., me armë zjarri.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme