Një plagosje me mjet prerës është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, rreth orës 20:30, kur shtetasi me iniciale G.K., u godit me një mjet prerës.
I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Uniformat blu nuk bëjnë me dije nëse dihet kush është autori i kësaj ngjarje, apo motivet që sollën plagosjen e këtij shtetasi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.