Plagosje me thikë në Vlorë, 30-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital! Disa persona shoqërohen në komisariat


Një plagosje me thikë ka ndodhur orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës.

Siç bën me dije policia rreth orës 20:00 në lagjen 24 maji, 30-vjeçari B.S është goditur me thikë gjatë një sherri për motive të dobëta.

Sakaq, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, teksa po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme