Plaku 90 vjeçar ka një simpati të madhe ndaj Presidentit, madje atë e thërrasin Thaç

“Thaçi e ka shtru Drenicën krejt asfalt”. Kjo është vetëm një nga arsyet që Amrush Buzaku ka simpati kaq të madhe për presidentin Hashim Thaçi.


Madje Buzaku tregon se lajmet i shikon vetëm për ta parë të parin e shtetit.

90 vjeçi i cili thotë se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka besim të madh tek Presidenti. Ndër shumë deklarata të tij, kjo i ka mbetur në mendje.

Këtë dashuri që ka ndaj Thaçit e dinë pothuajse të gjithë.“Kur shkoj te mjekët këtu në Drenas krejt ma bojnë hajde Thaç, pa pare m’kqyrin”, shprehet tutje ai. Edhe pse thotë se ka respekt të madh për politikanët e tjerë, Thaçin ai e çmon edhe për diçka tjetër.

E zgjedhja e Albin Kurtit, kryeministër, nuk i ka pëlqyer aspak 90 vjeçarit.

Sidoqoftë, presidentin Thaçi nuk e ka takuar asnjëherë, por shpreson që një ditë kjo ëndërr t’i realizohet.

Për fund, Amrush Buzaku thotë se dëshira tjetër e tij është ta shoh Thaçin president, edhe në një mandat tjetër.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme