Plani harta për ndarjen e Maqedonisë: Kjo ishte harta

Zvonimit Trajkoviq, këshilltar i diktatorit Sllobodan Millosheviq dhe të dënuarit për krime lufte Radovan Karaxhiq, në një intervistë për emisioni në “Vo Centar” tregon një plan për ndarjen e Maqedonisë, transmeton agjencia e lajmeve INA.


Sipas kësaj harte dhe plani Maqedonia do të ndahej në dy pjesë, dy të tretat do t’i takonin Shqipërisë, ndërsa një e treta Bullgarisë.

Trajkoviq thotë se thirret në burimet e shërbimit sekret gjerman. Këshilltari i Millosheviqit tregon një takim mes lordit David Oven dhe diktatorit Sllobodan Millosheviq, të realizuar në vitin 1996.

Ai thotë se Lordi Oven e ka pyetur Millosheviqin se deri kur do të ekzistojë Maqedonia, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se ky shtet do të mbijetojë më së shumti 10 deri në 15 vjet.

Ai ka theksuar se i keni dhënë shumë, duke lënë të kuptohen se Maqedonia nuk do të mbijetojë kaq gjatë si shtet.

Trajkoviq thotë se lufta e vitit 2001 kishte plan për ndarjen e Maqedonisë.

Të njëjtën gjë e pohon dhe politikani veteran Stojan Andov, i cili thekson se UÇK-ja në 5 komunikatat e para tregonte edhe kufijtë se ku shtrihet territori shqiptarë në Maqedoni, kufij që, sipas tij, përputheshin me hartën e lartpërmendur.

Sipas tij, në këtë kohë edhe ishte hapur debati për ndryshimin e kufijve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme