Ballkani vazhdon të marrë gjithmonë e më shumë vëmendje, e me shpërthimet e herë pas hershme të tensioneve, ngjall frikën e një kërcënimi të paqes delikate të vendosur me aq mund.
Në një raport të gjatë të sajin, ajo përmblidhte reagime të disa zyrtarëve nga vende të ndryshme të rajonit, ku reflektohej qartë dëshira për një angazhim më të madh të SHBA-së.
Madje edhe drejtuesi i një organizate jo-qeveritare në Serbi, ankohej se Amerika është tërhequr nga rajoni. Shumë njerëz, në të gjithë vendet e rajonit po kërkojnë shtimin e pranisë amerikane në lidershipin politik dhe mbështetjen ekonomike për rajonin.
Me zhgënjimet e fundit nga BE-ja, tingëllon mjaft aktual përmendja në këtë raport e nevojës për një strategji të re. Plani B i përmendur aty është pikërisht rinxitja e lidershipit amerikan në Evropën Juglindore dhe ndoshta, një e ardhme jo e largët do ta dëshmojë nëse kjo është e vërtetë.
Sfida e SHBA-së është të ndihmojë shfrytëzimin e potencialit të rajonit përpara se faktorë negativë ta mposhtin atë; me vëmendje dhe financime ky është një qëllim i arritshëm dhe mund ta kthejë Ballkanin në një histori suksesi për politikën e jashtme amerikane.
Top Channel