Ka disa ditë që një mur befasues pak përtej cepit veroir të Urës së Ibrit, po e trazon Mitrovicën si qytet, Prishtinën si kryeqendër të shtetit dhe Brukselin si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi.
Mirëpo një mur ishte në plan të ndërtohej qysh në vitin 2001. Gazetarët, Garentina Kraja e Nehbi Qena kishin arritur të zbulonin një plan sekret të të huajve për këtë punë. Ata kishin planifikuar të ndërtonin katër mure në jug të qytetit, njofton Klan Kosova.
Sipas artikullit që ishte botuar në maj të viti 2001, pengesa do të bëhej për të kontrolluar turmat që vinin nga jugu. Vendimin për mur e kishte nënshkruar komandanti i atëhershëm i KFOR-it për veri dhe ishte nënshkruar nga shefi i misionit të UNMIK-ut, Gerard Fischer.
Kjo pjesë e ndjeshme e Mitrovicës ka qenë e ndaluar që qarkullim të lirë gjatë gjithë pasluftës, pothuajse.
Nga 2011 e këndej Ura ishte bllokuar fizikisht me një masë të madhe dheu e gurësh, duke izoluar veriun serb me jugun shqiptar.