Policia e Kosovës ka njoftuar për një konflikt fizik të ndodhur në aeroportin e ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Bëhet me fije se rasti ka ndodhur ditën e djeshme ndërsa janë shoqëruar në komisariat tre personat e përfshirë.
“Aeroporti Adem Jashari 27.12.2024-20:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tre të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.
© SYRI.net