Një sherr masiv ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit ditën e djeshme. Si pasojë policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A.. Sipas policisë i gjithë sherri ka ndodhur për motive të dobëta dhe më pas ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve e sendeve të forta.
Disa prej personave të përfshirë në sherr kanë qenë pushues nga Kosova si dhe disa gra. Edhe pse forcat e policisë kanë qenë të pranishme, situata ka dalë sërish nga kontrolli.
Të proceduarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
REAGON POLICIA
Sot, 1 gusht, në njoftimin e saj, policia e Lezhës raporton se kanë qenë 6 persona që janë konfliktuar dhe ata janë proceduar në gjendje të lirë.
“Këta shtetas, më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta”, sqarojnë blutë.
NJOFTIMI
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë filluan procedimin penal, në gjëndje të lirë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” për shtetasit;
-B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A.
Këta shtetas, më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme