Plas sherri mes policëve/ Grushte e shqelma në komisariat

Një sherr mes policëve ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Sipas policisë një oficer i patrullës së Përgjithshme ka goditur me grushte Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme.
“Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M., pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur. Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës.”,-njofton policia./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme