Pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PS, fjalën ka tentuar ta marrë Sali Berisha.
Berisha në fakt nuk ka kërkuar lejen për të marrë të drejtën e fjalës, ndërsa ka shtyrë punonjësit e gardës në foltoren e parlamentit.
Kjo situatë ka çuar kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi për të shtyrë seancën. Pas kësaj në foltore kanë mbërritur deputetët e opozitës duke mos munguar edhe përplasja fizike mes deputeti Flamur Noka dhe punonjësve të gardës.