Një sherr fizik është regjistruar pasditen e së enjtes në qytetin e Beratit, ku një punonjës i Policisë Bashkiake dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt që ka agravuar në dhunë. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-pallatit të Kulturës, ku situata ka agravuar deri në përdorimin e dhunës.
Në një video të publikuar nga portali JOQ, shihen dy persona duke u përleshur fizikisht, ndërsa një tjetër i ri përpiqet të ndërhyjë për t’i ndarë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, konflikti ka nisur nga qytetari i ri, ndërsa punonjësi i Policisë Bashkiake mësohet të mos ketë qenë shkaktar i incidentit.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit në lidhje me ngjarjen, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet që çuan në këtë përplasje.
Ngjarja ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale dhe ka nxitur debat mbi sigurinë e punonjësve të rendit në ushtrimin e detyrës.