Në Kuvendin e Kosovës ka pasur një përleshje fizike në mes të deputetëve të LVV-së dhe të LDK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, është kapur me deputetët e LVV-së, Hajrulla Çeku dhe Hekuran Murati, derisa në foltore të Kuvendit po fliste deputetja tjetër e LVV-së, Saranda Bugujevci, transmeton “Zeri.info”.

Pas kësaj nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka ndërprerë seancën.