Platforma e partive shqiptare, as ne nivelin e Kushtetutes se vitit 1974!

Plaftorma e firmosur ne Tirane, mes 4 partive politike shqiptare te Maqedonise, eshte fiasko e radhes e faktorit politik shqiptar. Nese vertet kreret politikë shqiptarë kane rene dakort dhe do te angazhohen per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, ne vecanti ne aspektin juridiko kushtetues, konform, sic thuhet ne Platforme: “Kushtetutes dhe Marreveshjes se Ohrit”, atehere, jam i sigurt se statusi juridiko-kushtetues i shqiptareve edhe sikur te arrihet e gjithe ajo qe figuron ne Platforme, nuk do te jete as ne nivelin e Kushtettutes se vitit 1974 te Republikes se Maqedonise, atehere kur Maqedonia te pakten ne preambulen e saje definohej si shtete i “maqedonasve, shqiptareve dhe turqeve”, dhe kur gjuha shqipe ishte zyrtare! Ne Marreveshjen e Ohrit keto gjera nuk figurojne, rrjedhimisht as ne kushtetuten e sot te Maqedonise.

Zoti na ruajtë neve shqiptareve! Amin!
Fejzi HAJDARI

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme