Platforma rajonale për liri të mediave e dënoi sulmin e gazetarit kosovar Olluri

Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për përfaqësimin e lirive të mediave dhe për mbrojtjen e gazetarëve, e cila ka më shumë se 7.800 anëtarë të shoqatave të gazetarëve të rajonit, e dënoi sulmin mbi gazetarin kosovar Parim Oluri. Platforma, ku është anëtare edhe Shoqata e Gezetarëve të Maqedonisë pret nga autoritetet e Kosovës të veprojnë shpejt, t’i identifikojnë tre sulmuesit dhe t’i dënojnë në mënyrë përkatëse. Njëkohësisht u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të cilat janë të fokusuara në lirinë e shtypit dhe të drejtave të gazetarëve ta kërkojnë të njëjtën.

“Përmes sistemit të vet të monitorimit, do ta ndjekim zhvillimin e këtij rasti dhe në periudhën e ardhshme do t’i informojmë institucionet relevante dhe ndërkombëtare për konkluzionet përfundimtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Shoqatat e gazetarëve të rajonit përkujtojnë se Oluri dhe e fejuara e tij ishin sulmuar më 16 gusht në Prishtinë, derisa kanë hyrë në ndërtesën e tyre nga ana e tre personave të maskuar. Olluri beson se sulmi është i lidhur me publikimet e tij të paradokohshme..

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme