Grupi i tifozët “Plisat” e kanë nisur një peticion me anë të së cilës kërkojnë vendosjen në Prishtinë të shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari.
Qytetarët do të mund ta nënshkruajnë peticionin nga nesër më datën 9 korriku, në tendën e vendosur afër shtatores së Skenderbeut.
Reklame
Në deklaratën e tyre “Plisat” thanë se vepra dhe sakrifica e familjes Jashari është një vepër unike, vepër e cila ka sensibilizuar shumë bashkatdhetarë të tjerë t’i bashkangjiten Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ne të gëzojmë këtë liri që kemi sot.
“Vepra dhe sakrifica e familjes Jashari është një vepër unike, vepër e cila ka sensibilizuar shumë bashkatdhetarë të tjerë t’i bashkangjiten Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ne të gëzojmë këtë liri që kemi sot”.
“Vepra e Adem Jasharit është nderuar në forma të ndryshme që nga rënia heroike e tij në të gjithë botën, por 22 vjet pas luftës në kryeqytet akoma mungon shtatorja e heroit tonë kombëtar. Baca Adem e meriton të jetë në Prishtinë, përkrah heronjëve të idealit të tij”.