Plotë opsione asnjë zgjidhje: Koalicion me VMRO-DPMNE-në apo me LSDM-në?

Koalicion me VMRO-DPMNE-në apo me LSDM-në? Koalicion të gjerë politik, përsëritje e zgjedhjeve apo alternativa që të mbetet në opozitë? Janë këto hamendje me të cilat ballafaqohet Bashkimi Demokratik për integrim në fillimjavën kur po pritet të nisin bisedimet për formimin e Qeverisë së ardhshme, shkruan Portalb.mk.

Por cili është opsioni më i mirë për shqiptarët në përgjithësi, si e komentojnë këtë politikologët dhe çfarë mendojnë të njëjtit?

“Në fillim dua të eliminoj si rekomandim opsionin e përsëritjes së zgjedhjeve për shkak të dy elementeve (njëra çka në qoftë se kemi rezultate të njëjta dhe e dyta që është më shumë e mundshme, humbja e pozitës së favorshme që për momentin e kanë shqiptarët në përgjithësi- tërësi, jo veç e veç). Ky opsion as nuk duhet të jetë pjesë e debateve për shkak se është opsion humbës për shqiptarët. BDI për momentin ka numrat, por për dallim nga zgjedhjet e fundit ku kishte 20 deputet, tash 10 deputetet tjerë janë nga partitë tjera, që do të thotë do jenë korrektor të çdo politike apo qasje të BDI-së. Në praktikë ekziston platforma e cila u dakordua nga shumica e subjekteve politike shqiptare, dhe jashtë asaj platforme nuk duhet dalë”, tha për Portalb.mk  politikologu Bashkim Bakiu.

Bakiu kujton që BDI i ka numrat dhe porositë që BDI nuk duhet të shkojë në përsëritjen e zgjedhjeve që praktikisht është ritëm i VMRO-DPMNE-së.
“Ende është herët të diskutohen këto çështje, sepse nuk kemi prononcim edhe nga LSDM-ja, pastaj nuk dimë se si do të veproj kryetari i shtetit, a do t’ia jep mandatin liderit të LSDM, do vazhdojë me VMRO apo do të rekomandoj përsëritjen e zgjedhjeve, për këtë arsye jam i mendimit se herët është të shqyrtohet opsioni i përsëritjes së zgjedhjeve për shkak se kjo më shumë është dëshirë e VMRO-së se sa nevojë e shqiptarëve”, theksoi për Portalb.mk Bakiu.
Sipas Bakiut, një koalicion i gjerë do të ishte opsioni më i mirë. “Por, me kusht që të vazhdojë Prokuroria Speciale dhe të zgjidhen pikat kyçe të platformës, e në veçanti gjuha dhe në të ardhmen zgjedhjet të organizohen nga të gjithë aktorët politik”, përfundon Bakiu.

Nga ana tjetër politikologu Deniz Memedi mendon se do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Pozicioni i DPMNE-së është vetëm se i qartë në lidhje me refuzimin e kërkesave të platformës. Sipas tyre këto kërkesa e dërgojnë shtetin drejt federalizmit. Nga ana tjetër BDI por edhe partitë tjera shqiptare janë në të njëjtin qëndrim që pa realizim të pikave të platformës nuk do të hyjnë në qeveri. Një qeveri e alternative me LSDM-në është e mundshme duke pasur parasysh që pjesë një pjesë të kërkesave të platformës vetëm se e ishin në programin e LSDM sikur vazhdimi i mandatit të prokurorisë special, debllokimi i procesit euro integrues dhe në perspektiven e gjuhës shqipe që në fillim kanë pasur një qasje më pozitive sidomos në raste se bazohemi në deklaratat e Zoran Zaev”, veçon për Portalb.mk Memedi.

Mirëpo, shton më tutje Memedi, fushata parazgjedhore dhe propaganda nacionaliste e DPMNE-së ndaj LSDM për shitje të interesave shtetërore e cila në rast të formimit të qeverisë do të jetë edhe më e ashpër dhe radikale si duket do ta frenojë LSDM-në marrjen e hapit për bërje të qeverisë së ardhshme.
Nga këndvështrimi i Memedit zgjidhja më pragmatike për dalje nga ky qorr sokak do të jetë shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme