“Po bëjmë çfarë është e mundur që…”/ Ja si e komenton pushtim rus në Ukrainë, Ambasadori turk në Shqipëri

Ambasadori turk në Shqipëri Murat Yoruk ka folur nga Shkodra në lidhje me luftën në Ukrainë që ka hyrë sot në ditën e 23-të të saj. Deklaratën e ai e bëri gjatë përkujtimit të fitores së Çankalasë në Turqi, teksa u mbajtën homazhe pranë bustit të Hasan Riza Pashës.


“Turqia po ndjek zhvillimet e fundit nga afër. Është e vërtetë që bota është e sprovuar dhe është gjendur përballë sfidave të mëdha, sidomos në 2 vitet e fundit të krijuara nga pandemia. Tani, kemi luftën e cila ka shpërthyer në Ukrainë. Për ne, si Turqi, është e papranueshme një lloj sulmi i tillë, e cila ka filluar nga Rusia. Nën direktivat e presidentit tonë, ministri i jashtëm, është duke u angazhuar në mënyrë maksimale që në Ukrainë 1 minutë e më parë të vendoset paqja dhe rendi, të pushojnë armët. Njëkohësisht, lotët e fëmijëve të pushojnë njëherë e përgjithmonë. Turqia është shumë e angazhuar me të gjitha përpjekjet e saj diplomatike që në një moment e më parë luftërat të mbarojnë dhe paqja le të mbizotërojë. I gjithë misioni i Turqisë ky është”, është shprehur ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme