Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në punë në zonën e Myslym Shyrit, pasi po çmontonte një bojler në një apartament, kur objekti i rëndë i ka rënë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime fatale.
I plagosuri u transportua në spital, por për shkak të lëndimeve të rënda në kokë, humbi jetën pak më vonë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.