Një aksident rrugor ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në qytetin e Korçës, në afërsi të Gjykatës së Rrethit, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
Sipas informacioneve paraprake, e lënduara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.