Eksperti i IT, Genti Progni foli në protestën e 26-të masive para Kryeministrisë.
Ai bëri me dije se janë vendosur kamera inteligjente si dhe një makinë rrugore që ndjek marshimin me kamera inteligjente për të profilizuar protestuesit dhe për t’i bërë presion.
Sakaq shto se edhe një numër në whatsapp shkruan protestuesve të mos bëhen më pjesë e protestës.
Gent Progni: Kanë vendosur të gjitha mënyrat si të profilizojnë dhe na bëjnë presion. Kamera lart është inteligjente bashkë me një makinë e rrugores që bëri dje marshimin për të na proflilizuar. Edhe një numër në uatsapp që duhet ta bëjmë report. Që thotë ju kërkojnë heqjen tuaj sa më shpejt nga protesta antiqeveritare. Mos hani asnjë presion se nuk kanë çfarë t’u bëjnë. Nuk kemi frikë.
Edhe kompania 5D që ka bërë masakër në shtëpitë e banorëve të Tiranës. Bëj falënderim të gjithë influencerët sidomos dy të fundit që janë bashkuar Edi Rama dhe Taulant Balla. Faleminderit e vlerësojmë. Dua të bëj edhe një denoncim në Lekbibaj lumi i fshatit është quajtur përrua që të bëjnë diga dhe ta prishin.
The post “Po përdorin kamera inteligjente”- Gent Progni: Na shkruajnë të mos vijmë më në protestë, por ne nuk kemi frikë! Rama dhe Balla po na bëjnë reklamë! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



