Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kishin planifikuar vrasjen e një viktime.
Sipas hetimeve, të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, u kapën në flagrancë duke pranuar armë që do të përdornin për realizimin e veprës penale.
Operacioni policor u realizua në katër lokacione të ndryshme, në Pejë dhe Prishtinë, ku gjatë kontrolleve janë sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshëm dhe disa dëshmi të tjera të rëndësishme për hetimin.
Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që tre nga të dyshuarit të mbahen në arrest, ndërsa njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe lidhjet e mundshme me grupe të tjera kriminale.