“Po pres talebanët të vijnë të më vrasin”/ Rrëqeth kryebashkiakja e parë grua në Afganistan

Rrëfim rrëqethës i kryebashkiakes së parë grua në Afganista, Zarifa Ghafari.

Ajo ka deklaruar se po pret momentin kur talebanët do të shkojnë ta vrasin.

Fjalët e saj janë përcjellë nga novelistja dhe publicistja turko-britanike, Elif Shafak.

“Jam ulur dhe po pres që ata të vijnë. Nuk ka asnjë që të më ndihmojë mua apo familjen time. Ata do të vijnë për njerëz si unë, të më vrasin”, ka theksuar 27-vjeçarja.

Talebanët kanë marrë Kabulin dhe popullata, sidomos bashkëpunëtorët e SHBA-ve dhe komunitetit ndërkombëtar, frikësohen nga hakmarrja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme