Po shkëlqen me Dortmundin, Guirassy pritet të transferohet në Serie A

Guirassy transferohet në Serie A.

Emri i Serhou Guirassy ka filluar të bëjë bujë që tani dhe me siguri do jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës.

29-vjeçari ka shënuar 29 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon me Dortmund, 13 prej të cilëve në Champions League, ku tre i shënoi Barcelonës në çerekfinale.

Me super formën që po tregon këtë sezon, sulmuesi i verdhezinjved është bërë një objektiv prioritar për dy nga klubet më të mëdha të Italisë: Milan dhe Juventus, të cilët tashmë kanë nisur lëvizjet për të bërë të mundur transferimin e tij.

Edhe pse kontrata e tij me Dortmundin është deri në vitin 2028, klubi verdhezi është i gatshëm të pranojë shitjen e tij për një vlerë të konsidereushme. Klauzola e largimit të tij është 70 milionë euro, shifër kjo e vështirë për t’u përballuar nga Juventus dhe Milan, por që mund të gjejnë një formulë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme