“Po shkombëtarizon shqiptarët”- Djemtë e Labërisë kërkojnë largimin e konsullit grek, policia shoqëron 20 protestues

Djemtë e Labërisë kanë protestuar përpara Konsullatës duke kërkuar largimin e konsullit.

Në një letër drejtuar shtetit shqiptar, ata kërkuan shpalljen të padëshirueshëm të konsullit grek dhe largimin e tij nga toka shqiptare.

Sipas tyre, ai ka imponuar ndryshimin e identitetit të shtetasve shqiptarë për vazhdimin e lejë-qëndrimit në Greqi.

Gjithashtu kërkuan hetim të paanshëm për zyrtarët e konsullatës greke si bashkëpunëtorë të konsullit në shkombëtarizimin e shqiptarëve.

peticion djemte e laberise konsulli grek

Ata thanë se shqiptarët nuk duan luftëra dhe s’kanë pasur kurrë pretendime, por kërkojnë vetëm barazi dhe drejtësi përpara popujve të tjerë.

“Nuk duam kurrë luftëra, s’kemi pasur pretendime. Duam paqe, liri, drejtësi dhe barazi para popujve të tjerë. Jemi kombi shqiptar, jemi kombi më i vjetër në botë. Na respektoni,”- dëgjohen ata duke thënë.

Protestuesit u mblodhën në sheshin e Çerçiz Topullit.

Rreth 20 prej tyre u shoqëruan në polici. Në pamjet e siguruara nga “Panorama.al”, shihet momenti kur policia shoqëron protestuesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme