Po shkonin në Angli, 9 emigrantë shqiptarë shpëtohen nga mbytja

Tetë burra dhe një grua u shpëtuan nga ekuipazhet e shpëtimit dje në Strait Dover, 20 kilometra nga Dungeness. Alarmi për ndihme u dha nga mjeti me te cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm shqiptarë.
Pasi u shpëtuan, ata u dërguan në portin “Eastbourne’s Sovereign”, dhe më pas u morën në pyetje nga Policia Kufitare.
Ata kane thënë se ishin nisur nga Franca mbrëmjen e së martës. Mediat e huaja shkruajnë se dy burra janë arrestuar me dyshimin për kontrabandë të njerëzve, konkretisht të nëntë emigranteve shqiptare.
Për gjendjen e shqiptareve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur ka folur zyrtar, duke sqaruar: “Ata janë përcjellë drejt portit, janë të gjithë mirë, i gjetëm akull të ftohte dhe disa i kishte zënë deti”./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme