Media greke protothema.gr ka publikuar pamjet e tmerrit kur Eduart Danaj I bëri pritë ish-bashkëshortes së tij, Enkelejda Limaj, në Menidi të Greqisë.
Danaj ka sulmuar 40 vjeçaren mbi 10 herë me thikë në zonën e barkut duke e lënë të vdekur mes rrugës. Mësohet se 50 vjeçari, ja ka lënë mjetin prerës të ngulur në trup viktimës.
Ajo kishte dalë për të shkuar në punë kur Danaj I bëri pritë për ta sulmuar nënën e dy fëmijëve.
Ish burri më pas u drejtua një godine të braktisur, kur u gjend nga policia helene me një sasi të madhe alkooli.
Enkelejda Limaj(mbiemri I vajzërisë), e ka denoncuar 3 herë dhunën e ushtruar nga Danaj dhe në marsin e këtij viti ata u divorcuan.
Kallëzimi I fundit I viktimës për kërcenim është regjistruar më 7 maj të këtij viti, pra 11 ditë më parë.
Ditën e sotme trupi I së ndjerës është përcjellë për në banesën e fundit nga fëmijët dhe familjarët e saj.