“Po shpërdorohet detyra me moszbatimin e vendimit të Gjykatës”- Shqetësimi i OSBE për situatën në “Media Focus Group”, Bardhi: Drejtësia të vendosë përpara përgjegjësisë urdhëruesit dhe ekzekutorët e krimit

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, duke e cilësuar atë si një “këmbanë alarmi” për autoritetet shqiptare.


Bardhi akuzon qeverinë se ka kryer veprime arbitrare duke ndërprerë transmetimin e televizionit News24 dhe duke bllokuar gazetarët për të hyrë në ambientet e punës, madje edhe pas një vendimi gjyqësor.

“Ky është shpërdorim i pastër i detyrës dhe një shkelje flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë. Apeloj institucionet e drejtësisë të vendosin përpara përgjegjësisë urdhëruesit dhe ekzekutorët e këtij krimi shtetëror, të denjë vetëm për regjimet autoritare”, tha Bardhi.

Sipas tij, liria e medias është thelbësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe me “asgjësimin” e saj, kryeministri Edi Rama ka “varrosur demokracinë në vend”.

Reagimi i Bardhit

Shqetësimi i Përfaqësuesit të Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, institucioni me reputacionin më të lartë në mbrojtjen e lirisë së medias në botë, është një këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare. Veprimet arbitrare të ndërprerjes së transmetimit të News24 apo bllokimi i gazetarëve për të hyrë në ambientet e tyre të punës, edhe pas një vendimi gjyqësor, është shpërdorim i pastër i detyrës dhe një shkelje flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë.

Apeloj edhe njëherë institucionet përgjegjëse të drejtësisë të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore urdhëruesit dhe ekzekutorët e këtij krimi të shumëfishtë shtetëror, të denjë vetëm për regjimet autoritare. Liria e medias është jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Përmes asgjesimit të saj dhe lirisë së qytetarëve për të zgjedhur, Edi Rama praktikisht ka varrosur demokracinë në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme