Po transportonte 107 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shtetas shqiptar ra në prangat e policisë greke një natë më parë, në aksin që lidh Kalpaqin me Janinën. Sipas departamentit të antidrogës greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe po transportohej në bordin e një ‘Alfa Romeo’ me targa greke e drejtuar prej një shtetasi shqiptar nga Tirana,emri i të cilit për momentin nuk bëhet publik.

Burime policore deklaruan se anti droga kishte informacion për transporitn e lëndës narkotike, ndaj dhe e vunë në survejim automjetin e dyshuar të trafikantëve.

Pasi e lokalizuan në afërsi të Kalpaqit, policët munden ti kalojnë prangat të dyshuarit. Prej kontrollit në automjet,u gjetën 107 kg kanabis, 3 celularë dhe shuma prej 180 euro.

I arrestuari dhe materialet në ngarkim të tij u dërguan në gjykatë,e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Kjo është ngarkesa e dytë e kanabisit e kapur në Greqi gjatë 24 orëve të fundit. Një ditë më pare,anti droga sekuestroi 560 kg kanabis në afërsi të Korinthit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme