Po udhëtonte drejt Britanisë me pasaportë të falsifikuar, arrestohet trafikanti shqiptar i drogës! Ja si u pikas nga policia

Një tregtar shqiptar droge u arrestua teksa tentoi që të shkonte në Britaninë e Madhe, pavarësisht se ishte deportuar vetëm disa javë më parë.


britani shqiptar

Anëtari i bandës, i cili bëri 20 muaj burg në Mbretërinë e Bashkuar për kultivimin e kanabisit, u kap nga  forcat e zbatimit të imigracionit të Zyrës së Brendshme dhe Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut ndërsa udhëtonte me një autobus nga Dublini në Belfast , pasi kishte fluturuar me një pasaportë të rreme greke nga Shqipëria më herët atë ditë.

Dy orë para kapjes së tij, autoritetet kishin marrë informacione për dy persona, të cilët do të futeshin në territor duke shkelur rregullat e emigracionit.

Gjashtë oficerë policie sulmuan autobusin, i cili ishte i mbushur me pasagjerë, ndërsa po kërkonin për dy personat.

Tregtari shqiptar të drogës u la në paraburgim për thyerje të urdhrit të dëbimit dhe shoku i tij u ndalua nga forcat e emigracionit, në pritje të largimit nga Britania e Madhe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme